Jan Braathu: Procesi zgjedhor është duke shkuar mire dhe pa problem jo vetëm në veri të Kosovës, por edhe në jug

Jan Braathu: Procesi zgjedhor është duke shkuar mire dhe pa problem jo vetëm në veri të Kosovës, por edhe në jug

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, ka thënë se procesi zgjedhor është duke shkuar mire dhe pa problem jo vetëm në veri të Kosovës, por edhe në jug. Ai ka vizituar disa qendra të votimit në veri.  Fillimi i procesit nuk ka shënuar asnjë incident, përveç që në qendrën e votimit në shkollën e mesme teknike “Mihajlo Petroviq – Alas”, janë pare aktivistë të Listës Serbe në afërsi të vendvotimeve, por gjithçka ka shkuar në rregull, pasi që Policia e Kosovës është pranë secilit vendvotim dhe nuk ka lejuar që ketë pengesa. Në 44 qendra votimi që janë hapur në komunat veriore të Kosovës, 7 në veri të Mitrovicës, 7 në Zveçan, 12 në Zubin Potok dhe 18 qendra të votimit në Leposaviq. Të drejtë vote kanë 22.630 zgjedhës të komunitetit serb, që  jetojnë në veri të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …