Janina Ymeri kritikon subvencionin prej 2 milionë eurosh: Taksa e qytetarëve po shndërrohet në “kuletë partie”

Janina Ymeri ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë për ndarjen e 2 milionë eurove për subvencionimin e linjave ajrore, duke e cilësuar këtë veprim si një skemë me prapavijë partiake dhe jo në shërbim të qytetarëve apo diasporës. Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se ky rast dëshmon, sipas saj, modelin e funksionimit “shtet-parti”, ku institucionet dhe fondet publike përdoren për interesa politike të Lëvizja Vetëvendosje. “2 milionëshi është rast shembullor se taksa jonë është shndërruar në kuletë partie dhe se vërtetohet edhe njëherë që kemi ‘Shtet–Parti VV’ dhe ‘VV–Shtet’”, deklaroi Ymeri. Ajo ngriti shqetësime edhe për efektet e ligjit të ri për shtetësinë, duke pretenduar se vendimet e fundit institucionale mund të krijojnë hapësirë për abuzime dhe përfitime të padrejta financiare. Sipas Ymerit, ekzistojnë informacione se qytetarë serbë po ftojnë familjarë për të përfituar shtetësi kosovare dhe benefite sociale në Kosovë. “Me një fjali, serbët po planifikojnë të vijnë, ata që na luftuan”, shkroi ajo në reagimin e saj publik.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …