Janina Ymeri: Marrëveshja për shitjen e thëngjillit me Maqedoninë e Veriut është “puro politike”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kritikuar Qeverinë për marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për shitjen e thëngjillit, duke e cilësuar atë si një marrëveshje me karakter “puro politik”. Ymeri ka vënë në pikëpyetje arsyeshmërinë e marrëveshjes dhe shumën e paraparë për shitjen e thëngjillit, duke e lidhur atë me krizën energjetike dhe problemet e furnizimit me energji elektrike në Kosovë. “Ministrja nuk ka nevojë ta afrojë kamerën për ta shpjeguar fiasco marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për shitjen e thëngjillit”, ka shkruar ajo. Ymeri ka kërkuar më shumë përgjegjësi nga Qeveria, duke iu referuar ndërprerjeve të energjisë elektrike në qendër të Prishtinës, edhe në një kohë kur, sipas saj, dy blloqe të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ishin në funksion. Deputetja e LDK-së ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë në punë në KEK, duke përmendur vdekjen e dy punëtorëve brenda një muaji dhe duke kërkuar përgjegjësi institucionale për situatën në sektorin energjetik. “E dimë që dini të lexoni çfarë bën Kurti, por si Qeveri jeni zgjedhur të punoni”, ka përfunduar Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Kushtetuta nuk mund të respektohet vetëm kur i konvenon pushtetit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me zhvillimet politike dhe …