Janiq

Janjiq: Marrëveshjet e arritura në Bruksel nuk janë të përshtatshme për Prishtinën e jo për serbët

Duke komentuar marrëveshjet e arritura në Bruksel, analisti serb, Dushan Janjiq ka thënë se marrëveshjet e arritura në Bruksel nuk janë të përshtatshme për Prishtinën e jo për serbët. Ai ka shtuar më tutje se në të ardhmen duhet të ndryshohet formati i negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës në mënyrë që të hapën kanale të drejtpërdrejta të bashkëpunimit në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Ndërsa duke folur për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë të cilat priten të mbahen të dielën, më 24 prill, analisti serb, Dushan Janjiq ka deklaruar më tutje se serbët e Kosovës duan të tregojnë lidhjen e tyre me Beogradin dhe zgjedhjet do të jetë një mundësi për t’u manifestuar këto lidhje.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …