Bugajski

Janus Bugajski: Vizita triumfale e Putinit në Beograd kishte për qëllim t’i konsolidonte pozitat ruse në Ballkan

Analisti i mirënjohur, Janus Bugajski ka deklaruar se vizita triumfale e kryetarit të Rusisë, Vladimir Putin në Beograd kishte për qëllim të konsolidonte pozitat ruse në Ballkan. Serbia dhe Rusia nuk kanë aleancë të ngushtë, por çiftosje asimetrike përmes së cilës Kremlini shfrytëzon dominimin e vet dhe e trajton Beogradin si surrogat të dobishëm. Presioni vjen në rritje kur Moskës i duhet Serbia të përmbushë detyra të caktuara ndërkombëtare në favor të Rusisë sikurse është e qartë edhe nxitja e tanishme drejt ndarjes së Kosovës. Gjatë luftërave të 1990-s, Beogradi kërkoi dhe i duhej solidariteti rus si për të ruajtur integritetin territorial të Jugosllavisë për të krijuar në këtë mënyrë Serbinë e Madhe, ashtu edhe për të mbajtur kontrollin mbi Kosovën. Moska manipuloi ankesat e Serbisë kundër SHBA dhe NATO-s për të demonstruar se Rusia vazhdonte të mbetej faktor i rëndësishëm në çështjet evropiane. Që prej largimit të Millosheviçit, qeveritë serbe kanë intensifikuar rolin e tyre si partnerë më të vegjël të Rusisë duke i mundësuar Putinit të transformojë Serbinë në bazë të Moskës në Ballkanin Perëndimor. Axhenda e Putinit në Beograd shënjestroi në tre drejtime. Së pari, ai u përpoq të konsolidojë sentimentet nacionaliste të Serbisë, si edhe rezistencën ndaj Perëndimit. Përmes mjeteve të panumërta të propagandës, Moska kërkon të sigurohet që sentimentet anti-NATO të ushqehen vazhdimisht tek publiku serb. Në Beograd, Putin sulmoi SHBA se gjoja po destabilizon Ballkanin përmes imponimit “të rolit dominant në rajon” dhe dënoi zgjerimin e NATO-s, si shkak për rritjen e tensioneve në Evropë.

Shënjestra e dytë kishte të bënte me faktin që Putini u mundua të demonstrojë se si lidhjet dypalëshe po forcohen më tej ne fusha të ndryshme; një sërë marrëveshjesh me fokus rritjen e fuqisë ushtarake të Serbisë dhe përdorimin e energjisë atomike për “qëllime paqësore”. Moska tashmë furnizon Serbinë me mjete ushtarake dhe ka vënë në funksionim “një qendër humanitare Ruso-Serbe” pranë Nishit, e cila përdoret nga shërbimet ruse si bazë e mbledhjes dhe përpunimit të informacionit inteligjent përkundrejt Perëndimit.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …