Jashari: Arrestimet e të premtes ishin një “spektakël” i shëmtuar në të cilin OVL e UÇK-së është keqpërdorur

Jashari: 21 vite më parë sulmit të forcave serbe, familja Jashari iu ka përgjigjur në të njëjtën mënyrë me kundërsulm

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari e ka kujtuar 21 vjetorin e sulmit të dytë mbi familjen e tij nga forca të shumta policore serbe. Sulm të cilit e gjithë familja Jashari iu kishin përgjigjur në të njëjtën mënyrë krismave të armikut. “21 vite më parë Familja Jashari u sulmua për herë të dytë brenda pak muajsh, nga forca të shumta policore serbe, të pozicionuara në ish-Fabrikën e Municionit, pak metra larg shtëpive të familjes. Edhe përkundër një aksioni policor që kishte ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 22 janarit të vitit 1998, në një sulm tinëzar, ku mbeten të plagosura vajza e Rifatit Iliriana dhe Hamzës, Selvetja, meshkujt e familjes por edhe anëtarët tjerë, iu kishin përgjigjur në të njëjtën mënyrë krismave të armikut. Pas kësaj ngjarjeje, Familja e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, e kishte të qartë se forcat policore serbe herët a vonë do të ktheheshin përsëri në Prekaz. Dhe, më 5, 6 dhe 7 mars të po atij viti, historia do të ndryshojë përgjithmonë. Pjesa tjetër e historisë është lavdia e popullit shqiptar. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Familjen Jashari, heronjtë dhe martirët e Kosovës!”, ka shkruar Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …