Jeffrey Hovenier i ka pritur në takim drejtuesit e Qendrës Burimore të Personave të Zhdukur

Jeffrey Hovenier i ka pritur në takim drejtuesit e Qendrës Burimore të Personave të Zhdukur

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier i ka pritur në takim drejtuesit e Qendrës Burimore të Personave të Zhdukur. Hovenier përsëriti thirrjen që të kapërcehen dallimet dhe të punojnë së bashku për zgjidhjen e rasteve. Ndihem i  nderuar të takohem me drejtuesit e Qendrës Burimore të Personave të Zhdukur dhe të dëgjoj për punën e tyre të rëndësishme. Ne përsërisim thirrjen tonë për zyrtarët që të kapërcejnë dallimet dhe të punojnë së bashku për zgjidhjen e rasteve. Kanë kaluar shumë vite me shumë pak përgjigje për familjet e të zhdukurve”, shkroi  me këtë rast, ambasadori amerikan, Xhefri Hovenier.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …