Jeffrey Hovenier, sërish ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të kërkojë sa më shpejt mendimin e Gjykatës Kushtetuese,  për një projekt-statut të hartuar prej Perëndimit për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në këtë mënyrë, Kosova do të përfitonte në mënyrë substanciale. Do të ekzistojë një përgjigje nëse dokumenti është kushtetues apo jo, do të dihet a ka kompetenca ekzekutive apo jo, dhe mendojmë se vetëm Gjykata mund ta japë atë vlerësim. Diçka e tillë do të krijojë një dinamikë ndryshe dhe do të reflektojë përkushtimin e Kosovës për t’i përmbushur obligimet që ka”, ka thënë Hovenieri në një bashkëbisedim me gazetarë në ndërtesën e Ambasadës amerikane, në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Shkurte Fejza

Shkurte Fejza bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri: Ta mbrojmë luftën çlirimtare dhe të ardhmen e fëmijëve tanë

Këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, …