Jeffry Hovenier

Jeffry Hovenier: Nuk i sanksionojmë njerëzit për shkak të veprimtarisë politike, sanksionojmë ata që shkelin ligjin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka folur edhe për sanksionet ndaj atyre që bëjnë krim transnacional. Ai thotë se Amerika nuk i sanksionon njerëzit për shkak të pikëpamjeve politike apo veprimtarisë politike, por vetëm nëse ata kryejnë vepra për të cilat lejohen sanksionet apo nëse përfshihen në krim të organizuar transnacional. “Nuk i sanksionojmë njerëzit për shkak të pikëpamjeve politike. Nuk i sanksionojmë njerëzit për shkak të veprimtarisë politike. I sanksionojmë njerëzit nëse kryejnë vepra, të cilat janë të specifikuara me rregullore ose ligj, që lejojnë vënien e sanksioneve, pra, nëse po destabilizon një sistem politik, nëse je i përfshirë në krim të organizuar transnacional. Siç e kemi thënë, kushdo që është i përfshirë në krim të organizuar transnacional do të duhej të shqetësohej që do të përballet me sanksione specifike. Gjithashtu duhet të shqetësohet kushdo që sfidon një rend kushtetues të një vendi që e kemi njohur dhe me të cilin punojmë. Por, njerëzit që i shprehin pikëpamjet politike nuk duhet të shqetësohen”, ka thënë Hovenier.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …