leoni

Jens Stoltenberg

Jens Stoltenberg: Agresioni i Rusisë ka krijuar një realitet të ri ku parimet themelore kontestohen përmes përdorimit të forcës

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të ministrave të jashtëm të NATO-s është përmendur edhe rreziku i përhapjes së konfliktit në vendet e tjera pas atij në Ukrainë. Ata diskutuan nevojën për të mbështetur partnerët që mund të jenë në rrezik të përhapjes së luftës në Ukrainë, duke përfshirë Gjeorgjinë dhe Bosnje e Hercegovinën. Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, përsëriti se “agresioni i Rusisë ka krijuar një realitet të ri për sigurinë, ku parimet themelore kontestohen përmes përdorimit të forcës”. Në këtë realitet të ri, ministrat ranë dakord se marrëdhënia e NATO-s me Rusinë ka ndryshuar rrënjësisht për një afat të gjatë, por ata mbeten të përkushtuar për të mbajtur kanalet diplomatike të hapura për të shmangur çdo përshkallëzim të paqëllimshëm. Stoltenberg ka përmendur edhe Bosnje e Hercegovinën dhe Gjeorgjinë, duke theksuar se është obligim i NATO-së që të parandalojë përshkallzimin e konfliktit edhe në shtete të tjera. Ditë më parë në adresë të Stoltenberg ka shkuar një letër nga dy ish-përfaqësues të lartë për Bosnje e Hercegovinë, të cilët kanë ngritur alarmin se Rusia synon edhe destabilizimin e Bosnje e Hercegovinës.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …