Jens Stoltenberg

Jens Stoltenberg: Shqetësimet e shprehura nga Turqia për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, janë legjitime

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se shqetësimet e shprehura nga Turqia për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO,  janë legjitime.  Duke deklaruar faktin pse shqetësimet e Turqisë për sigurinë janë legjitime, Stoltenberg tha: “Ne duhet të pranojmë se Turqia vuan nga terrorizmi më shumë se aleatët e tjerë të NATO-s”. Krahas kësaj, Stoltenberg shtoi se Samiti i Madridit nuk është afati i fundit për pranimin e aplikimeve të NATO-s nga Suedia dhe Finlanda. Stoltenberg, duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në Uashington, kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha: “Ne i kushtojmë rëndësi të madhe shqetësimeve të sigurisë së partnerëve tanë”. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi se janë në komunikim të ngushtë me presidentin Rexhep Tajip Erdogan. Turqia ndjek një qëndrim që mbështet politikën e dyerve të hapura të NATO-s, anëtare e së cilës është që nga viti 1952. Në periudhën e pas Luftës së Ftohtë, Turqia gjithashtu mbështeti bashkimin e vendeve të ish-bllokut sovjetik në aleancë në 1999 dhe 2004. Arsyeja e kundërshtimit të Turqisë për pjesëmarrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO është se këto dy vende skandinave “nuk e mbështesin luftën e Turqisë kundër terrorizmit” dhe mbështesin degën siriane të organizatës terroriste separatiste PKK.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …