Erdogan

Kryetari i Turqisë, Erdogan ka komentuar ndërtimin e bazave ushtarake të shteteve perëndimore në Greqi

Kryetari i Turqisë, Erdogan,  e ka komentuar ndërtimin e  bazave ushtarake në Greqi. Ai ka saktësuar se në Greqi janë ndërtuar 5 plus 4 baza. Kur i pyesim «pse i ndërtuat ato baza”, përgjigja e tyre është shumë domethënëse. Thonë «kundër rusëve». E po meqë thoni «kundër rusëve», çfarë keni bërë ju kundër rusëve në Ukrainë? A i qëndruat pranë Ukrainës? Vallë e mbështetët Ukrainën? Gjithçka e tyre është gënjeshtër. Nuk mund t’i besohet këtij Perëndimi. Nëse do të merrni diçka nga Perëndimi, atëherë merrni shkencën dhe artin e tij. Sa i përket politikës, Perëndimit s’mund t’i zihet besë në politikë. Çfarë po bëjnë këta perëndimorët që prej vitit 1963 në lidhje me Bashkimin Evropian? Ja pra, po na sorollatin që prej asaj dite. E kur filloi kjo? Në fakt, procesi i anëtarësimit, filloi që në vitin 1959, por gjithnjë na kanë sorollatur që prej asaj dite e deri më sot. Këta s’kanë ndershmëri e sinqeritet, këto janë virtyte të kombit tonë”, është cituar të ketë deklaruar kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip  Erdogan Erdogan. ( TRT shqip)

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …