FAZ: Nuk është befasi që Kosova dëshiron të aplikojë për anëtarësim në BE por gjasat janë shumë të vogla

FAZ: Nuk është befasi që Kosova dëshiron të aplikojë për anëtarësim në BE por gjasat janë shumë të vogla

Gazeta e përditshme  gjermane Frankfurter Allgemaine Caitung, duke iu referuar lajmërimit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti,  i cili në një konferencë për media me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kishte thënë ase se Kosova do të aplikojë në BE brenda vitit 2022, gazeta gjermane shkruan se Kosova i ka gjasat tejet të vogla për t’u pranuar në rrethanat aktuale. “Pas Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moladvisë, Kosova gjithashtu dëshiron të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por dëshira nuk do të thotë asgjë për prospektin që kjo të ndodh. Formalisht kjo ndryshon asgjë sa për fillim. Mund të aplikoni për gjithçka – por çfarë dëshironi nuk do të thotë asgjë për çfarë prospektesh keni. Ky lajmërim nuk e ndryshon faktin që nga 27 vende të BE-së (Qiproja, Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia) nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, e cila është shpallur në vitin 2008. Fakti që Kurti megjithatë zgjodhi të ndërmerr këtë hap, i cili duket se nuk i ka gjasat, gjithashtu ka të bëjë me rrethanat e veçanta të muajve të kaluar – dhe mbase edhe me dëshirën për ta detyruar BE-në të merr pozicion”, thuhet më tej në artikullin e kësaj gazete gjermane.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …