Jens Stoltenberg

Jens Stoltenberg thotë se po e shohim një botë më të paparashikueshme dhe më të pasigurtë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se “po e shohim një botë më të paparashikueshme dhe më të pasigurtë”. Duke folur në Qendrën për Studime Strategjike në Universitetin Victoria të Zelandës së Re, ai tha se së bashku me konkurrencën midis fuqive të mëdha, terrorizmi dhe siguria në internet janë sfidat e tjera kryesore me të cilat përballet NATO-ja. Ai gjatë fjalimit fajësoi Rusinë për shkeljen e traktatit të vitit 1987 për armët bërthamore, duke vendosur raketa të reja, një pretendim që Moska e mohon. Rusia ka thënë se Shtetet e Bashkuara braktisën paktin, në mënyrë që të fillojnë një garë të re për armët. Duke folur për vatra të tjera të krizës në botë, Stoltenberg tha se prania e aleancës në Afganistan është për të siguruar që vendi “nuk bëhet përsëri një strehë e sigurt për terroristët ndërkombëtarë”.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …