Jetish Maloku: Mos-dekretimi i Blerim Isufajt për kryeprokuror të shtetit, është dështim i Zyrës së kryetares, Vjosa Osmani

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku, duke  komentuar mos-dekretimin e Blerim Isufajt për kryeprokuror të shtetit, ka thënë se KPK-ja e ka bërë punën e tij. Ai ka saktësuar se me këtë rast  ka dështuar Zyra e Presidentes dhe jo Këshilli. Ne kemi edhe një opinion te Komisionit të Venecias, këshillat kanë rol përmbajtjesor, e roli i presidentit është formal, me këtë rast, dekretimi. Shtyrja që ka bërë kryetarja, është dështim i zyrës së saj. Ajo e ka  mbajtur  ma shumë se 1 vit e gjysmë pezull dekretimin. Jetish Maloku ka thënë se Këshilli është përballur me sfida, por ka shënuar edhe rezultate përgjatë 12 muajve punë. Gjatë këtij viti Këshilli Prokurorial ka marrë 190 vendime, që kanë shërbyer për realizimin e mandatit kushtetues të Këshillit dhe sistemit prokurorial”, tha Jetish Maloku  në konferencën përmbyllëse për vitin 2023. (RTK)

 

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …