Kryetari amerikan, Joe Biden ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë një pauzë gjashtë-javore në luftimet midis Izraelit dhe Hamasit në Gazë, si një hap drejt një armëpushimi më afatgjatë. Biden dhe Mbreti Abdullah i Jordanisë, folën për median pasi dy aleatët mbajtën bisedime në Shtëpinë e Bardhë që prekën një numër çështjesh, përfshirë një ofensivë të pritshme izraelite nga toka në Gazën jugore dhe rrezikun e një fatkeqësie humanitare mes civilëve palestinezë. Biden, i cili ka shfaqur pakënaqësi në rritje me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu lidhur me ofensivën në Gazë, tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë me aleatët në rajon për një marrëveshje për ndaljen e luftimeve për të lejuar lirimin e pengjeve të Gazës dhe rrjedhën në rritje të ndihmës humanitare. Marrëveshja do të parashikonte një pauzë në luftime prej të paktën gjashtë javësh, “gjatë të cilave mund të punohet për të ndërtuar diçka më të qëndrueshme,” tha zoti Biden.
Kontrolloni gjithashtu
Drejtësia troket pas 26 vitesh: Aktakuza për Reçakun gati, Prekazi në prag, krimet që Serbia s’mund t’i fshehë më
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 21 shtetasve serbë …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
