Josep Borrell: Çështja e targave të makinave në Kosovë duhet të zgjidhet duke kuptuar pozicionet edhe të Serbisë

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, thotë se çështja e targave të makinave në Kosovë duhet të zgjidhet duke kuptuar pozicionet e të dyja vendeve. Jam duke nxitur diçka që mund ta pranojnë të dyja palët”, thotë Borrell për Radion Evropa e Lirë. Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët që vozisin makina me targa që i lëshon Serbia, t’i ri regjistrojnë ato në Republika e Kosovës. Vendimi, i paraparë të niste së zbatuari më 1 gusht, ka shkaktuar tensione në veri të Kosovës dhe është shtyrë për 1 shtator. Çështja tjetër që ka shkaktuar tensione – ajo e dokumenteve të udhëtimit – tashmë është zgjidhur. Borrell ka folur edhe për mundësinë e pezullimit të lehtësimit të vizave për rusët, për sanksionet e reja të mundshme kundër Rusisë, për një mision këshillues ushtarak të BE-së në Ukrainë e çështje të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …