leoni

Halit Coka

Lutfi Coka: Protestë e sarkazëm për kohën tonë

Lavdi Dëshmorëve dhe heronjve të Zonës Operative të Dukagjinit që sot e  23 vite kalojnë nga fronti i luftës,  për t’u futur në historinë e vërtetë të kombit tonë?!…

 

 

Kanë ndryshuar punët,

nuk janë si më parë,

Tani s’ka më bukur,

se me qenë tradhtar!

 

Se me qenë tradhtar,

edhe diversant,

Një dekoratë nderi,

do ta kesh garant!

 

 Po me qenë tradhtar,

edhe bashkëpunëtor,

Të kompenson shteti,

me para në dorë!

 

 Po me qenë tradhtar,

me gjak nëpër duar,

Nga larot e sotëm,

quhesh i nderuar!

 

Jo nuk ka më mirë,

se tradhtar me qenë,

Në mes të qytetit,

monument të ngrenë!

 

O sa mirë me qenë,

në krahë të fashizmit,

S’ka dert se ke vrarë,

bijtë e komunizmit!

 

Bijtë e komunizmit,

edhe partizanët,

Trimërinë tënde,

ta njohin presidentët!

 

Ta njohin presidentët,

dhe presidentmëria,

Se sot “Nderi i Kombit”,

shpallet tradhëtia!

 

Me qenë tradhtar,

s’t’i kursej lëvdatat,

Me qenë veteran,

t’i hjek dekoratat!

 

Të hjekin nga rrugët,

emrat e dëshmorëve,

Edhe ato emra,

ua lë tradhëtorëve!

 

 Me qenë një dëshmor,

ke me pa të zezën,

Se vinë e të prishin,

varrin dhe varrezën!

 

 

Me qenë tradhtar,

jeton si aga,

Se të kompenson,

shteti me para!

 

Me qenë bashkëpunëtor,

në qeder nuk bjen,

Pronat që t’i morën,

sot ky shtet t’i kthen!

 

Po je veteran,

fare mos trego,

Se as dhe “Rilindja”,

fare nuk të do!

 

Se edhe “Rilindja”,

tani e ka dredhur,

Nuk pyet për gjakun,

dhe djersën e derdhur!

 

Nga këta mos prit,

lavdi edhe nder,

Se thonë-që sytë,

i yti t’i nxjerr!

 

Çudira që ndodhin,

në vendin shqiptar,

O sa mirë me qenë,

hajdut dhe tradhtar!

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani: Iku në përjetësi penë arti Fadil L. Curri

Më 6 prill pushoi zemra e shkrimtarit, gazetarit dhe intelektualit të shquar, Fadil L. Curri …