Josep Borrell, kërkon të merren të gjitha masat për të mos lejuar ndërhyrjen e Rusisë në çështjet e Ballkanit Perëndimor

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian  për Siguri për Punë të Jashtme,  Josep Borrell, është cituar të ketë  deklaruar se  duhet të merren të gjitha masat  në mënyrë që të shmanget ndërhyrja e Rusisë në çështjet e  vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai këtë porosi e ka  dhënë në takimin e ministrave të Jashtëm të G7-s në Munster të Gjermanisë. “Unë mendoj se  janë dy fjalë që përmbledhin atë që duhet të ndodhë në Ballkanin Perëndimor: njëra është elasticiteti, tjetra është pajtimi. Ne duhet  të bëjmë gjithçka që ta shmangim ndërhyrjen e Rusisë në çështjet e Ballkanit Perëndimor”, ka saktësuar, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian  për Siguri për Punë të Jashtme Josep Borrell.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …