Thaçi: Me shumë dhimbje kujtojmë 11 shtatorin e vitit 2001 ku në SHBA humbën jetën mijëra civilë të pafajshëm

Judah: Do të ishte absurd për të imagjinuar 20 vjet më parë, që Thaçi e jo Vuçiq do të akuzohet për krime e vrasje

Gazetari Tim Judah ka shkruar një artikull të gjatë kushtuar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku flet për personalitetin e tij prej politikani. Ndër të tjera, Judah e krahason Thaçin me ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Winston Churchill, i cili është ndër figurat më të rëndësishme të historisë. Judah shkruan se do të ishte absurd për të imagjinuar 20 vjet më parë, që Hashim Thaçi e jo Aleksandar Vuçiq do të akuzoheshin për krime e vrasje. “Pas të gjithash, Vuçiq kishte luajtur rol kyç në partinë ekstreme nacionaliste të Servisë, burrat e së cilës kishin vrarë e masakruar për të hyrë në Bosnjë dhe Kroaci. Pra kohët kanë ndryshuar, por akuzat e bëra nga tribunal special i Kosovës që u zbuluan më 24 qershor kanë qenë në përgatitje e sipër për 20 vjet”, thuhet tutje në shkrimin e publikuar në gazetën Die Weltwoche.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …