Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke folur nga “Çadra e Lirisë”, ka shprehur falënderime për kryetarin e Komitetit të Punëve të Jashtme

Jusuf Zenunaj: Republika e Bashës

Republika e Bashës

 

s’ngrihet dot prej kashtës,

era e Amerikës

anët ia luan çadrës,

çadra që po tkurret

qe ngrehur pa vend

se fjala ka peshë

vetëm n’ Kuvend….

J.Z. 27 qershor 2017

 

MOS QOFTË E VËRTETË

 

Qofshin fjalë gazete

mos qoftë e vërtetë,

thotë Hanko Halla

,vaj halli se ç’na gjet ?!

Nipi e mbesa

lexuakan sot,

Republika Çame

s’na u bëka dot !

E zhytur në turp

na qenka paria,

s’guxuaka kryeministri

t’ia mësyejë nga Shqipëria

kush dënuar për vjedhje,

kush për miell të bardhë.

kësaj pune lum halla

s’i thonë punë e mbarë.

Me hidhërime e zhgënjime

më rëndoi jeta,

mos qoftë e vërtetë

çka shkroi gazeta !

 

J.Z. 21 mars 2017

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …