Ka arritur në 19 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

Autoritetet turke kanë njoftuar se numri i viktimave nga tërmeti që goditë vendin ka arritur në 19 ku 13 prej tyre janë në provincën Elazig, 4 në Malatya, një në Diyarbakir dhe një në një zonë tjetër. Edhe numri i të plagosurve është shumë i madh, rreth 650. Përveç vitimiave në shumta në njerëz, nga fuqia e tërmetit janë rrëzuar dhjetëra ndërtesa dhe provinca Elazig është më e prekura se të tjerat. Lëkundjet e forta kanë zgjatur rreh 40 sekonda. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në terren. Tërmeti është ndjerë edhe në shtete të tjera si Siria, Armenia dhe Iraku.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …