Komuna e Ferizajt po vazhdon me investime në pjesë të ndryshme të territorit të sajë, një ndër to është edhe projekti për asfaltimin e rrugëve në fshatin Softaj, investim ky që do të lehtësoj qarkullimin e banorëve. Për të pa nga afër se si po ecin punimet ishte për ti pa nga afër edhe kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, i cili kërkoi nga punkryesi që punimet të zhvillohen konform kontratës, njëherit i përgëzoi banorët e këtij lokaliteti për këtë investim i cili do tua lehtësoj lëvizjen e banorëve. Ta gëzojnë banorët e fshatit Softaj, këtë investim! Ka thënë kryetari Aliu.


Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
