Zbulohet lapidari i luftëtarit emblematik, Halil Kolshi - Koburja

Më 17 shtator 2023, në fshatin Baicë, do të zbulohet lapidari i luftëtarit emblematik, veteranit dhe ish të burosurit, Halil Kolshi – Koburja

Në një vjetorin e ndarjes nga jeta të luftëtarit të lirisë, Halil Kolshi i njohur si Koburja, do të bëhet zbulimi i lapidarit përkujtimor.

Zbulimi i lapidarit bëhet në vendin e lindjes, në fshatin Baicë të komunës së Lipjanit, ditën e dielë me 17 shtator 2023, në ora 17:00.

Për të përjetuar këtë ngjarje të rëndësishme, ju lutemi të merrni pjesë në zbulimin e lapidarit përkujtimor që do të vendoset në kujtim të Kobures. Lapidari do të jetë një simbol i përhershëm i guximit dhe përkushtimit të tij për lirinë e vendit.

Halil Kolshi, ishte i përndjekur nga regjimi serbo sllav ku si pasojë ka vuajtur dënim me burg. Pas lirimit nga burgu, ai ka vazhduar veprimtarinë ilegale në kontributin për çlirimin e vendit. Në vitin 1998 iu ka bashkuar radhëve të UÇK-së me vëllain e tij, Fadil Kolshi – Khomeinin, në betejën e Grykës së Llapushnikut. Ishte  luftëtar e snajperist i shquar i zonës së Pashtrikut, i Brigadës 121 Ismet Jashari- Kumanova. Ai mori pjesë në betejën e Carralevës, në Çuka të Fushticës, në Arllat, Lladrovc, Rahovec, Terpezë dhe në fund në vendlindjen e tij, në Baicë.

Halil Kolshi

Kontrolloni gjithashtu

Shpëtim Zeqir Robaj (15.10.1957 - 30.9.1998)

Mbahet Akademinë përkujtimore në shënim dhe nderim të 25 vjetorit të rënies së dëshmorit të Kombit, Ass.Dr. Shpëtim Robaj

Mbahet Akademinë përkujtimore në shënim dhe nderim  të 25 vjetorit të rënies së dëshmorit të …