Ka filluar Faza e dytë e punimeve në Rrugën Junik-Bjeshkë

Komuna e Junikut po vazhdon me investimet kapitale në sektorë të shumtë, një ndër to është edhe infrastruktura rrugore, ku ka filluar Faza e dytë e punimeve në Rrugën Junik-Bjeshkë. Për të pa se si po shkojnë punimet në këtë vendpunishte kishte dalë edhe kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi. Kryetari Kuçi kërkoi nga punëkryesi që punimet të vazhdojnë në përputhje me kontratën dhe afatet e parapara, po ashtu kërkoi cilësi gjatë kryerjes së punimeve. Me këtë rast kryetari Kuçi ka thënë se kjo rrugë do tua lehtësoj qarkullimin e banorëve të komunës së Junikut dhe gjithë atyre që e përshkojnë këtë rrugë, do të jemi gjithmonë në shërbim të qytetarëve edhe me projekte tjera ka thënë kryetari Kuçi.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …