Ka filluar në Prishtinë shënimi i javës së viktimave të krimit në Kosovë

Ka filluar në Prishtinë shënimi i javës së viktimave të krimit në Kosovë

Ka filluar në Prishtinë shënimi i javës së viktimave të krimit në Kosovë. Në konferencën hyrëse për nder të kësaj jave, po marrin pjesë, kryetari. Hashim Thaçi, kryeprokurori, Aleksander Lumezi, ministrja e drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe ambasadori Amerikan në Kosovës, Greg Delawie. Në fjalimin e tij kryeprokurori Lumezi ka thënë se me rastin e kësaj ngjarje shpreh përkushtimin në misionin për ndërtimin e shtetit ligjor. “Pavarësisht nga simbolika drejtësia dhe rimëkëmbja e viktimave dhe e krimit nuk është veprimtari përkujtimore, por është obligim i shtetit. Të drejtat e viktimave të krimit janë të mbrojtura me anë të Kushtetutës”. “Krimi i cili nuk ndëshkohet përsëritet. Institucionet e drejtësisë duhet të udhëhiqen nga njerëz me integritet moral”. “Ju duhet kohë për të peshuar të drejtën, por kjo është kohë e shkurtër për viktimat e krimit. Vendosja e drejtë dhe e shpejtë e parandalon krimin, ndërsa vendosja e ngadalshme e nxit shkaktimin e krimeve”, ka saktësuar  Lumezi.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …