MIT
Airport Adem Jashari
kek
Fillimi / Institucionet / Ka filluar sanimi i dëmeve nga vërshimet në Komunën e Malishevës

Ka filluar sanimi i dëmeve nga vërshimet në Komunën e Malishevës

Shirërat e ditëve të fundit, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në Komunën e Malishevës, për shkak të vërshimeve si pasojë e sasisë së madhe të ujit. Në disa fshatra, vërshimet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, duke bllokuar dhe dëmtuar rrugët në masë të madhe. Komisioni komunal, është duke bërë vlerësimin e dëmeve, dhe pas kërkesës së komisionit për ndërhyrje urgjente në disa rrugë, të shtunën ka filluar sanimi i dëmeve dhe hapja e rrugëve për qarkullim.

Fshatrat më të goditura me dëme dhe bllokim të rrugëve janë Kërvasaria dhe Gurishta, dhe për këtë shkak sot ka filluar largimi i sasive të dheut dhe rërës, që kanë bllokuar rrugët. Në vendngjarje, bashkë me ekipet përgjegjëse, ishte nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ku i ka parë nga afër dëmet e shkaktuara.

“Ekipet emergjente dhe ato të kontraktuara nga komuna, kanë filluar pastrimin e rrugëve në këto dy fshatra, pasi rrugët kanë qenë të bllokuara, ndërsa në ditët në vijim do të pastrohen edhe pjesët tjera dhe do të vlerësohen dëmet, pasi komisioni komunal, është duke e bërë identifikimin e dëmeve në terren”, ka thënë Berisha.

Përndryshe, këtyre ditëve, sidomos ditën e enjte, janë dëmtuar rëndë rrugët në Gurishtë (Goriq) dhe Kërvasari, ndërsa në fshatin Dragobil, vetëtima ka djegur kulmin e një ndërtese.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari Lushtaku, ka përcjellë nga afër realizimin e punimeve të rrugëve në fshatrat Rezallë, Plluzhinë dhe Likovc

Në kuadër të projekteve të ndryshme që po zhvillohen në komunën e Skenderajt, nënkryetari i ...