Tërpeza, Tërpeza e Poshtme, Balinca dhe Mleqani i përfunduan zgjedhjet për kryetar

Në kuadër të mbajtjes së zgjedhjeve në fshatrat dhe vendbanimet e Komunës së Malishevës, janë mbajtur zgjedhjet në katër fshatra, të cilat i kanë zgjedhur kryesitë dhe kryetarët e tyre, të cilët do ti përfaqësojnë ata në katër vitet e ardhshme.

Në Tërpezë, kryetar është zgjedhur Halil Krasniqi, në Tërpezë të Poshtme, kryetar është rizgjedhur Armend Krasniqi, në Balincë, kryetar është zgjedhur Sahit Kastrati dhe në Mleqan, është rizgjedhur kryetar Ismet Kryeziu.

Zgjedhjet në fshatrat dhe vendbanimet e Komunës së Malishevës, organizohen dhe monitorohen nga Komisioni Komunal i formuar për këtë çështje, dhe zgjedhjet në fshatra dhe vendbanime, janë drejtë përfundimit, pasi tashmë shumica e 44 vendbanimeve i kanë zgjedhur kryesitë dhe kryetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …