leoni

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Rabit Aliu – Komandant Presheva

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rabit Aliu – Komandant Presheva.

Rabit Aliu ka lindur në Koroticë të Preshevës në një familje atdhetare. Edukimi familjar bëri që të mos qëndrojë indiferent ndaj zhvillimeve në Kosovë, ndonëse ai jetonte në perëndim, larg atdheut. Rabit Aliu  ishte gëzuar tej mase daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në qershor të vitit 1998, braktis jetën luksoze në perëndim dhe rreshtohet në radhat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Fillimisht inkuadrohet në radhët e UÇK-së në Likoc, mandej në Njësitin “Shkaba 5”e cila u bë brigadë e shquar e cila udhëhiqej nga komandanti emblematik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci. Rabit Aliu – Komandant Presheva ishte një luftëtar i shquar dhe i përkushtuar dhe mori pjesë në beteja të shumta, në luftën e Llapushnikut, Bardhit të Madh, tek Feronikeli e shumë beteja të tjera, deri në çlirimin e vendit. Edhe pas çlirimit të Kosovës, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rabit Aliu i njohur gjatë luftës së Komandant Presheva, ëndërr të jetës e kishte çlirimin dhe bashkimin e kombit.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa i kundërpërgjigjet deputetit të Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, për kontratat njëburimore

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa iu ka  përgjigjur deputetit të LVV-së, Adnan …