leoni

Ka nisur puna për trajtimin e përroskave në Malësinë e Vogël

Kryetari i komunës së Rahovecit  Smajl Latifi së bashku me drejtoreshën Saranda Sallteku, vizituan Malësinë e Vogël, për ti pa nga afër punimet, ku nga e premtja që shkoi ka nisur puna për trajtimin e përroskave në këtë fshat, në një gjatësi prej 3 kilometra. Me këtë projekt synohet evitimi i përmbytjeve nga të reshurat e shumta, që jo rrallëherë u kanë kushtuar shumë banorëve të këtij fshati, si në sektorin e bujqësisë ashtu edhe në sektorin e amvisërisë. Kryetari Latifi ka shprehur besimin që projekti të përfundojë në kohë të arsyeshme dhe banorët e Malësisë së Vogël të mos përballen edhe në të ardhmen me problemet e njëjta.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …