leoni

Ka nisur realizimi i punimeve për ndërtimin e poligonit sportiv në fshatin Lubovec të Skenderajt

Ka nisur realizimi i punimeve për ndërtimin e poligonit sportiv në fshatin Lubovec, një premtim i kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura. Për të parë nga afër nisjen e punimeve, kreu i Skenderajt së bashku me drejtorin për Urbanizëm, Driton Mulaj, kanë dal të martën pasdite në terren, ku kanë takuar qytetarët dhe fëmijët e këtij lokaliteti, të cilët i kanë përgëzuar për ndërtimin e fushës sportive, që do të ndihmojë nxënësit e shkollës edhe në aspektin e mësimit praktik. Poligoni i ri sportiv që është duke u ndërtuar brenda oborrit të shkollës në Lubovec, është financuar nga buxheti i Komunës, ndërsa ai do të mund të shfrytëzohet përveç nxënësve të shkollës, edhe nga të rinjtë e fshatit. Kryetari Nura ka bërë të ditur se pas Lubovecit, një poligon tjetër sportiv do të nis edhe në fshatin Vajnik, për të vazhduar pastaj edhe në Klinë të Epërme dhe vendbanime të tjera, si pjesë e programit qeverisës për sportin dhe rininë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …