Mbrojtja e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt e kundërshton vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake

Ka përfunduar për këtë javë gjykimi kundër krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

Sot para trupit gjykues  në Gjykatën Speciale në Hagë ka dëshmuar suedezi,  Daniel Moberg, oficer i sigurisë operative në Zyrën e Prokurorit,   i cili ka thënë se më 8 shtator, bashkë me një anëtar tjetër të ZPS-së, një përkthyes dhe një vëzhgues, ka kryer sekuestrim e dokumenteve në OVL-UÇK-së. Sekuestrimin e kanë bërë me autorizim të gjykatës dhe një kopje të këtij vendimi ia kanë dorëzuar përfaqësuesit të OVL-UÇK, Faton Klinakut që sipas tij ka nënshkruar dokumentet e dorëzimit. Dëshmitari ka thënë se Klinaku ka vërejtur që dokumentet të cilat u ka dorëzuar zyrtarëve të ZPS-së, kanë qenë ato që kishin arritur në zyrat e organizatës nga një person ende i panjohur. Gjatë dëshmisë së tij, ai ka saktësuar se më 8 shtator i ka transportuar vet materialet e sekuestruar nga OVL-UÇK në zyrën e ZPS-së në Prishtinë. Suedezi Moberg thotë se nuk është i përfshirë në hetime veçse ndihmon në ngjarje të tilla, ndërsa u ka bërë me dije trupit gjykues se nuk ka njohuri rreth hetimit të Zyrës së Prokurorit  që lidhet me rrjedhjen e dokumenteve. Daniel Moberg  është pjesë e Zyrës ë që prej fillimit të punës së saj, ndërsa ka shtuar se më herët ka punuar edhe më Task Forcën Hetimore Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi. I shoqëruar …