Ka përfunduar takimi i grupeve punuese Vetëvendosje-LDK, ku u diskutua për qeverinë me 12 ministri

Ka përfunduar takimi i grupeve punuese Vetëvendosje-LDK, ku u diskutua për qeverinë me 12 ministri

Dje ka  përfunduar  takimi i grupeve punuese Vetëvendosje-LDK, ku  u diskutua për formatin e qeverisë me 12 ministri.  Pas takimit, Lumir Abdixhiku i LDK-së, ka thënë se në takimin e dytë të grupeve punuese është diskutuar për formatin e qeverisë me 12 ministri. Ai ka bërë të ditur se takimi i ardhshëm do të mbahet të hënën. U pajtuam për agjendën e takimeve për dy javët e ardhshme dhe kjo agjendë synon të orientojë drejt temave të rëndësishme, të zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, rendit e ligjit, dhe politikës së jashtme. Në veçanti kemi diskutuar për formatin e qeverisë, për 12 ministritë se si do të duken e si do të fuzionohen në ditët e para. Takimi i ardhshëm mbahet të hënën në orën 15:00 në zyrën e LDK-së, çdo tre ditë do të ketë takime”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …