Kadri Dingu: Maskra e 4 shkurtit 1944 në Tiranë njëra ndër masakrat më gjakatare

Më 4 shkurt 1944, nën maskën e demagogjisë për “vëllavrasje” të gjithë çakejtë e reaksionit shqiptar të bashkuar rreth bajonetave të okupatorit nazist gjerman përgatitën vëllavrasjet duke përdorur një terror të paparë, për të mbajtur me çdo kusht sundimin e tyre mbi popullin shqiptar. 4 shkurti ishte një episod në këtë iniciativë të tmerrshme të okupatorit e të bashkëpunëtorëve të tij, kundër luftës heroike të popullit shqiptar. 4 shkurti në historinë e përbotshme, ishte simbol terrori dhe masakre, por dhe simbol i një lufte të shenjtë që rritej dhe nuk shuhej. 4 shkurti nxori në shesh para popullit figurat e vërteta të çakejve të reaksionit, zbuloi gjurmët e tyre me gjak e tradhëti, lidhjet e tyre me okupatorin gjerman dhe rolin e tyre si xhelatë e tradhëtarë të popullit. 4 shkurti qe prelud i çlirimit të Tiranës.

Si sot 68 vjet më parë, nën drejtimin e pushtuesve nazistë gjermanë, forcat e xhandarmërisë dhe policisë sekrete të qeverisë kuislinge të Rexhep Mitrovicës, të regjimentit mercenar “Kosovar” dhe ballisto-zogistëve kryen mbi popullin e Tiranës, krimin më të madh dhe më çnjerëzor që njeh historia e LANÇ-it, ku me egërsi çnjerëzore në natën e 4 shkurtit rrëmbyen nga gjiri i familjeve mbi 500 të rinj patriotë, ku nga këta, 84 shqiptarë u pushkatuan në rrugët e sheshet e Tiranës. Atë natë, Tirana u la me gjakun e bijve të saj të pavdekshëm, që ne sot i përkujtojmë me dhimbje dhe respekt të lartë.

 Cili qe skenari i kësaj skene makabre, kush e hartoi atë, cilat qenë forcat që morën pjesë në zbatimin e tij dhe cili qe përfundimi?

Nga dokumentet arkivale, nga kujtimet e shumë veteranëve që përjetuan këto ngjarje, nga tregimet e disa pjesëtarëve të familjeve të kësaj masakre si dhe nga deponimet e bëra nga disa ish-kryepleq të lagjeve të Tiranës që u morën me forcë në bastisjen e shumë familjeve dhe arrestimin e shumë viktimave rezulton se për këtë masakër çnjerëzore, nazistët-kuislingë-ballistë që më parë kishin hartuar një skenar në një takim që ishte bërë më 16 janar 1944, në zyrën e ish kryeministrit të qeverisë kuislinge Rexhep Mitrovicës, ku në të kishin marrë pjesë vetë kryeministri Xhaferr Deva, ish ministër i Brendshëm, Hysni Derna komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë, Kadri Cakrani komandant i forcave të Ballit Kombëtar, Qazim Mulleti ish prefekt i Tiranës dhe një oficer i Gestapos gjermane. Objektivi kryesor që synonte të realizonte në këtë operacion terrorist ishte që t’i jepej një goditje e rendë asgjësuese organizatës së Partisë Komuniste dhe të Frontit Nacionalçlirimtar të Tiranës. Kjo do të bëhej si kundërpërgjigje që pësuan forcat ushtarake gjermane dhe bashkëpunëtorët e tyre gjatë operacionit që bënë në muajt nëntor 1943 – janar 1944 kundër ushtrisë nacionalçlirimtare. Të arrestoheshin dhe të pushkatoheshin personat që përfshiheshin në Iistat e hartuara nga policia sekrete, në to figuronin në radhë të parë emrat e drejtuesve të qarkorit të P. K. të Tiranës me në krye shokun Gogo Nushi e komunistë të tjerë aktivistë të rinisë komuniste dhe të Frontit Nacionalçlirimtar, të gruas antifashiste, nacionaliste, patriotë dhe pjesëtarë të njësiteve guerrile. Të zbuloheshin dhe të asgjësoheshin të gjitha bazat ilegale të LANÇ-it, ku ishte teknika e Partisë, ku ishin strehuar ilegalë, partizanë të plagosur dhe të sëmurë dhe këta të arrestoheshin, të pushkatoheshin. Të gjithë personat e dyshimtë të arrestoheshin dhe të burgoseshin në burgun e Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë (ish-gjimnazi i Tiranës). Operacioni do të mbahej shumë sekret dhe do të fillonte në orët e pasdites së 3 shkurtit 1944, dhe do të përfundonte në ora 5 të mëngjesit të datës 4 shkurt 1944. Ky operacion do të drejtohej nga Xhaferr Deva dhe Kadri Cakrani. Në këtë operacion terrorist, forcat e Gestapos gjermane nuk do të merrnin pjesë, pasi në një dokument të Komandës së Përgjithshme të Korparmatës së 21-të gjermane, thuhej: “Grupet nacionaliste sot natën do të ndërmarrin një kundërreaksion. Të gjithë pjesëtarët e trupës gjermane në postat e shërbimit të qëndrojnë jashtë kësaj grindjeje” Ky ishte një mashtrim, që synonte t’i paraqiste forcat gjermane të ardhur në Shqipëri jo si pushtuese, por si kalimtare, si nevojë e sigurimit të krahëve të forcave gjermane në jug të Ballkanit dhe të sigurimit të rrugëkalimit të këtyre forcave për në veri të Evropës. Por më vonë, në dokumentet gjermane të zbuluara vërtetohet se në krye të drejtimit të këtij aksioni ka qenë oficeri i Gestapos gjermane, Haufmanlangen përfaqësues personal i Hitlerit në Shqipëri. Nga qeveria demokratike e Shqipërisë, në vitin 1945, i është kërkuar shteteve të mëdha të koalicionit antifashist Ang1i-SHBA- BRSS, që ky person të gjendej dhe të gjykohej për krime lufte.

 Forcat që do të merrnin pjesë në ketë operacion përbëheshin nga xhandarmëria dhe policia sekrete kuislinge, nga forcat e regjimentit mercenar “Kosovar”, që kishin ardhur në Shqipëri për ta shpëtuar atë nga regjimi komunist dhe nga forcat e armatosura të Ballit Kombëtar. Ata vepruan të organizuar në grupe me nga 10-15 vetë dhe në drejtime të caktuara. Në krye të tyre ishin agjentët e Gestapos, Qazirn Muileti, Osman Kukaleshi, Xhelal Staravecka, Seit Matja dhe drejtues kryesor të organizatës së Ballit Kombëtar të Tiranës, Halim Begeja, Halil Mëniku, Seit Dernneri, Arif Merepeza, Osman Kazazi, Zige Hatipi dhe të tjerë.

 Sipas skenarit operacioni filloi në orët e pasdites së 3 shkurtit 1944 dhe kjo vërtetohet edhe nga njoftimi i bërë nga ATSH, ku thuhej: “Në orët e para të kësaj dite, disa grupe terroriste kanë tentuar të bëjnë atentat kundër qeverisë, personaliteteve të larta shqiptare, kundër Xhaferr Devës, Kadri Cakranit dhe kanë sulmuar automobilët e tyre me bomba dhe revolver”. Në këto përpjekje u vranë disa atentatorë. Duke marrë shkas nga këto atentate të inskenuara, Xhelal Staravecka dhe Kadri Cakrani, me agjentët e tyre në Tiranën e Re, arrestuan qytetarë të pafajshëm, të cilët ishin duke shkuar nga puna në shtëpitë e tyre dhe i pushkatuan. Këta ishin Todi Shkurti, Vangjel Capo, Hasan Çeliku dhe Jani Koçi. Ketë krim e justifikuan se gjoja ata paskan vrarë një tregëtar. (Quajtur Fahri Osmani dhe kishin plagosur disa qytetarë të tjerë. Fill pas kësaj ngjarjeje, qindra forca të xhandarmerisë, të policisë dhe të regjimentit mercenar “Kosovar”, të armatosur gjer në dhëmbë, vendosën patrulla nëpër rrugët e Tiranës, dhe nga kjo kohë u vendos ndalim-qarkullimi. Duke filluar nga ora 2:00 e natës dhe deri në mëngjesin e ditës së 4 shkurtit, bastisën qindra shtëpi, u arrestuan mbi 500 qytetarë, prej të cilëve 84 u pushkatuan. Shumica e të pushkatuarve ishin antifashistë, aktivistë të Frontit Nacionalçlirimtar, të rinj komunistë dhe disa ishin punëtorë që dolën të shkonin në punë në mëngjes herët. Nga të pushkatuarit pati dhe me kombësi italiane, si dhe 4 të burgosur malazezë, që me gjakun e tyre lagën sheshet dhe rrugët e Tiranës. Kështu ndodhi nata e Shën Bartolomeut shqiptar, ku Tirana u gjakos por nuk u mposht. Në mëngjesin e 4 shkurtit 1944, kufoma të vrarësh, të mbytura me gjak, ishin kudo nëpër rrugët dhe sheshet e Tiranës, kështu:

– Para Sahatit dhe Xhamisë ishin 12 punëtorë të pushkatuar, nga këta, 4 ishin punëtorë italiane.

– Në fund të Bulevardit, afër maternitetit ishin 4 malazezë të pushkatuar, ish të burgosur politikë të nxjerrë nga burgu.

– Në rrugën e Pishës ishin 3 të pushkatuar.

– Para Xhamisë në rrugën e Kavajës ishin 3 të pushkatuar.

– Në rrugën e Shën Gjergjit ishin 7 të pushkatuar.

Shumë viktima të vrarë, u ishin prerë gishtat e duarve dhe u ishin rrëmbyer unazat dhe dhëmbët e florinjtë. Kufomat e të pushkatuarve qëndruan deri në orën 10.00, pastaj me makina xhandarmëria i dërgoi ato në morgun e spitalit.

 Nga dokumentet arkivale rezulton se nga 84 të pushkatuarit janë identifikuar vetëm 29 viktima dhe këta ishin Ramiz Treni dhe Sitki Qigo, antifashiste, të dy profesorë në gjimnazin e Tiranës, Xhemal Sojli, Harito Harito dhe Dr. Stefan Pano antifashiste dhe aktiviste të Frontit Nacionalçlirimtar, Padil Rada, vëllezërit Maliq dhe Haki Huta, Sulejrnan Vrapi, Gjergj Legisi, Islam Alla, Fiqiri Gerblleshi dhe Ali Visha (trupi i re cilëve u gjet në lumin e Tiranës), aktiviste të rinisë komuniste dhe pjesëmarrës të njësiteve guerrile; Vingenca Apoli dhe Raxhioner Ravesi të dy antifashiste italiane, Gjergj Marangozi, antifashist malazez, David Kohe, çifut, Mina Thome, nga Vlora, i marrë nga hotel Parku, Vangjel Capo, Vasil Muzina, Petro Prifti, Sokrat Tako, Mihal Kogo, Dhimiter Torna, Emrullah Korja, Todi Shkurti, Osman Boriqi, Kurt Uka, Lake Kolonja e Hasan Çeliku, punëtor.

Ja ç’tregon Havaja, nëna e Fadil Radës, për natën e 4 shkurtit1944: “Isha vetëm në shtëpi me djalin e vogël, Fadilin, se dy djemtë e tjerë, Aderni dhe Isufi, ishin partizanë. Në orën 20 të natës, xhelatët e armatosur thyen derën dhe më morën Fadilin. U ngjita pas djalit tim, por katilët më shtynë dhe më shkëputën nga ai. “Lidheni qenin!”, bërtisnin Qazim Mulleti dhe Osman Kazazi dhe mua më përplasën në fund të oborrit, ku dëgjova për herë të fundit Zërin e Dilit tim të shtrenjtë duke më thënë: “Nënë, shko në shtëpi”, për dy ditë radhazi nëna me bukë në gji, kërkova nëpër Tiranë, që të gjeja djalin dhe t’i jepja për të ngrënë, por nuk e gjeta. Ah, unë e zeza! Pas dy ditësh shokët e tij ma sjellin trupin që e kishin gjetur në një gropë jashtë Tiranës, në rrugën e Elbasanit. Por mane zeza nuk e njohu Dilin, se e kishin coptuar xhelatët. Qava dhe lotët për të s’mu thanë kurrë”. (Marrë nga gazeta “Bashkimi” e datës 4 shkurt 1945). Kjo mëmë trime tiranase ka qenë e arrestuar nga kuestura në Vitin 1943, kur u vra Xhorxhi Martini, të cilin e kishte strehuar të plagosur në shtëpinë e saj. Ndërsa trupat e dy vëllezërve, Maliq dhe Haki Huta, aktiviste të rinisë komuniste dhe të Frontit Nacionalçlirimtar, nuk janë gjetur, edhe sot e kësaj dite nuk dihet ku janë varrosur. Në një bisedë që kam bërë me vëllanë e tyre për nënën, Mehmet Shkëmbi, kam mësuar se ai ka qenë së bashku me vëllezërit e tyre në shtëpi natën e 4 shkurtit 1944, kur ata u arrestuan. Ai tregon: “Ishte ora 3 pas mesnatës, ku mbi dhjetë xhandarë me në krye Osman Kazazin dhe një farë kapter Selimi, goditën portën me qytat e pushkëve dhe me të thirrura kërkonin që ta hapnim derën. Në shtëpi ishin baba, nëna, dy motrat dhe tre vëllezërit. Shtëpia dhe rruga e Kazanëve ishte e rrethuar nga forcat e xhandarmërisë dhe ne nuk kishim mundësi të dilnim nga rrethimi. Në fillim hezituam ta hapnim portën, por pasi dëgjuam edhe zërin e ish-kryeplakut të lagjes, Xhemal Zela, e hapëm. Me një egërsi shtazore ata hynë në shtëpi dhe na arrestuan të tre ne vëllezërve, na lidhën duart dhe i thanë babës se do të na çonin te Xhaferr Deva.

Historian-Veteran i LANÇ

 Sipas dëshmive të para të shtypit, publikuar menjëherë pas përfundimit të luftës, viktimat qenë shumica qytetarë me kombësi shqiptare, por edhe ish-ushtarë italianë të mbetur në Tiranë pas kapitullimit të ushtrisë italiane dhe të kombësive të tjera. Ndër të pushkatuarit e natës së zezë të 4 shkurtit 1944 janë edhe :

  1. Ramiz Treni
  2. Sitki Çiço
  3. Xhemal Sojli
  4. Harito Harito
  5. Dr. Stefan Pano
  6. Fadil Rada
  7. Mali Huta
  8. Sulejman Vrapi
  9. Haki Huta
  10. Gjergj Legisi
  11. Islam Alla
  12. Fiqiri Gërblleshi
  13. Ali Visha
  14. Viçenca Apoli
  15. Raxhioner Ravesi
  16. Gjergj Marangozi
  17. David Kohe
  18. Mina Thome
  19. Vangjel Capo
  20. Vasil Muzina
  21. Petro Prifti
  22. Sokrat Tako
  23. Mihal Koço
  24. Dhimitër Toma
  25. Emrullah Korja
  26. Todi Shkurti
  27. Osman Boriçi
  28. Kurt Uka
  29. Lake Kolonja
  30. Hasan Çeliku

 Masakra gjakatare e 4 shkurtit të vitit 1944 në Tiranë, ka mbetur në kujtesën e popullit si një nga ngjarjet më të egra çnjerëzore të pushtuesve nazistë dhe tradhtarëve, shërbëtorëve të tyre kuisling.

 Shoqata e Dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare e konsideron 4 Shkurtin si një ditë reflektimi, kujtese dhe nderimi për ato viktima të pafajshme dhe për sakrificat e antifashistëve shqiptarë, duke bërë, njëkohësisht , apel ndaj opinionit publik dhe ndaj institucioneve të këtij vendit për të mos harruar dhe shkelur mbi historinë.

 Ne ftojmë posaçërisht Këshillin Bashkiak të Tiranës që të ndërmarrë një akt për të nderuar këto viktima dhe për të respektuar sakrificat e antifashistëve shqiptarë. Në Tiranë nuk ka një monument për këto viktima, përkundrazi, një prej përgjegjësve dhe ekzekutorëve të kësaj masakre, Osman Kazazi, ka një bust në qendër të kryeqytetit shqiptar. Shoqata e Dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare e quan këtë një situatë të turpshme, ashtu siç e konsideron një atentat ndaj antifashizmit dhe vlerave evropiane heqjen e bustit të 5 Heronjve të Vigut nga qendra e Shkodrës.Organizata Kombëtare e Dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare (LANC) si edhe Organizata Kombëtare e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare;

 Organizata Kombëtare e Invalidëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – X

-112- Për përdorim të kufizuar J C R Gray Esq                                                                                           Ambasada britanike FCO                                                                                                                     Beograd I …