Kryetarja Vjosa Osmani, në shënim të 25-vjetorit të Masakrës së Mejës, ka thënë se kjo është Srebrenica e Kosovës

Kryetarja Vjosa Osmani, në ceremoninë  përkujtimore e 25-vjetorit të masakrës së Mejës në Gjakovë, ka thënë se Meja është Srebrenica e Kosovës.  Meja është testament i dhimbjes së vazhdueshme në çdo shtëpi të Kosovës. Lëndina e pikëllimit është vendi i së vërtetës sonë, rrëfimi i trishtë për 376 fate njerëzore, është Srebrenica e Kosovës. Ky vend është thirrja jonë më e fuqishme për drejtësi, është personifikim i rrugës së vështirë dhe sakrificës nëpër të cilën kemi kaluar si popull. Ajo e ka cilësuar Mejën si njollë të barbarizmit dhe shovinizmit të regjimit të Millosheviqit. Masakra e Mejës duhet të vazhdojë të jetë njolla më e përgjakshme në ndërgjegjen e urdhërdhënësve dhe kryerësve të kësaj masakre të tmerrshme, që ka dëshmuar qëllimin e atij regjimi për shfarosje të popullit shqiptar”, ka deklaruar Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …