Kadri Kryeziu: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje në vetvete për sfidat politike por mekanizëm i demokracisë

Eksperti i fushës së drejtësisë, Kadri Kryeziu ka vlerësuar se zgjedhjet nuk përbëjnë zgjidhje në vetvete për sfidat politike, por janë vetëm një mekanizëm i demokracisë që nuk garanton konsensus për çështjet kyçe. Ai ka shtuar më tutje se edhe pas proceseve zgjedhore, sistemi politik rikthehet te nevoja për bashkëvendimmarrje, veçanërisht në tema thelbësore si zgjedhja e Presidentit. Ekziston një hierarki fuqie mes akterëve politik por kjo nuk e zhbën përgjegjësinë e përbashkët ndaj shtetit dhe qytetarëve, ka theksuar ish nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu. Ai ka theksuar më tutje se Kosova meriton më shumë respekt nga të gjithë faktorët politikë dhe ka shtuar se mënyra se si trajtohet Kosova në diskurs dhe vendimmarrje tregon nivelin e seriozitetit të aktorëve politikë.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …