Kadri Veseli deklaroi se Kosova është shtet evropian dhe ka orientim perëndimor

Kadri Veseli e ka falënderuar Britaninë e Madhe për ndihmën që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim Grupin Britanik të Unionit Ndër-Parlamentar, të kryesuar nga deputeti i Parlamentit të Britanisë së Madhe, Martin Vikers. Në takim është biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyera që parlamentet e të dyja vendeve kultivojnë midis tyre dhe për mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi. Veseli e ka falënderuar Britaninë e Madhe për ndihmën që i ka dhënë dhe po i jep Kosovën që nga çlirimi, si dhe në fazën e shtet ndërtimit. Veseli tha se këto marrëdhënie nuk do të ndryshojnë pavarësisht se tani Mbretëria e Bashkuar nuk është më pjesë e Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …