Kadri Veseli ka vizituar sot kadetët e FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë

Kadri Veseli ka vizituar sot kadetët e FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë

Kryekuvendari, Kadri Veseli, para procedimit të Projektligjit për FSK-në, ka vizituar sot kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Gjatë një fjalimi para kadetëve,  tha sa ka zgjedhur ditën e sotme për të bashkëbiseduar me ta, tashmë kur Kosova po hyn në një proces të rëndësishëm të transformimit të Forcës së saj të Sigurisë në ushtri. “Ju keni krijuar mundësinë që Kosova të jetë para një vendimi historik. Siç e dini, kryetari  ka marrë një vendim i cili është në interesin e vendit tonë, me qëllim tërësisht paqësor, në mbështetje të qytetarëve të vendit dhe në fqinjësi të mirë me të gjithë fqinjë, por edhe me qëllimin e shenjtë, mbrojtjen e vendit tonë”, theksoi kryetari Veseli, duke shfaqur besimin se projektligji do të gjej përkrahje unanime në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …