Kadri Veseli, me kandidatin për Kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, sot kanë takuar përfaqësues të bizneseve

Kadri Veseli, me kandidatin për Kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, sot kanë takuar përfaqësues të bizneseve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin për Kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, sot kanë takuar përfaqësues të bizneseve dhe qytetarë të kësaj komune. Para tyre ata kanë shpalosur platformën e Forcës së Ndryshimit për Vushtrrinë. Kryetari Veseli theksoi se me qeverisjen e PDK-së në këto dy mandate ka pasur ndryshime të mëdha në shumë sfera dhe ky ndryshim do të vazhdojë edhe me kryetarin e ardhshëm, Ferit Idrizi. “Reformat ekonomike që do i nisim do t’i ndihmojnë bizneset ekzistuese dhe ato të reja që të rrisin numrin e të punësuarve. Vushtrria do ta vazhdojë ndryshimin me qeverisjen e mirë të PDK-së”, ka thënë kryetari Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …