Kadri Veseli: Nderim i përjetshëm për të rënët, nderim edhe për luftëtarët e gjallë të UÇK-së

Kadri Veseli: Nderim i përjetshëm për të rënët, nderim edhe për luftëtarët e gjallë të UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë sot homazhe dhe ka vënë kurora me lule tek shtatorja e heroit,  Ilaz Kodra,  si dhe te komplekset e dëshmorëve dhe martirëve në Vrbovc, Shtuticë dhe në Marinë. Kreu i PDK-së, pas homazheve,  në Marinë, ka theksuar se Serbia duhet të paguaj për gjenocidin e kryer ndaj qytetarëve tanë të pafajshëm, duke shtuar se ne jemi krenar me luftën tonë. “Lavdi e përjetshme të gjithë atyre që kanë rënë në altarin e lirisë, kjo është historia jonë, kjo është dhembja jonë, kjo është krenaria jonë, kurrkush as nuk ka me mund me ndërru, as me lëvizë nga kjo e cila është e vërteta. Serbia do të paguaj për gjenocidin serb të cilin e ka kryer mbi njerëzit tanë të pafajshëm, ne jemi krenar me luftën tonë, e kemi shporrë Serbinë, s’ka më Serbi, kjo është ajo, çdo luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është krenar, ndërsa ata që kanë pikëpyetje ndaj neve që kemi luftuar, qe ku jemi. Kur të donë, qysh të donë, këtu jemi. Lavdi e përjetshme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtetit të Kosovës dhe çdo gjaku i cili ka rënë, por edhe këtyre luftëtarëve që janë gjallë, edhe këta duhet respektuar”, tha Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Sajid Iravani, ka thënë se Izraeli e di mirë, cila do te jetë hakmarrja e dytë, e njëmendtë

Ambasadori iranian, në OKB,  Amir Sajid Iravani, gjatë takimit urgjent në Këshillin e Sigurimit, të …