Kadri Veseli: Pjesë e zgjimit kombëtar në pranverën e vitit 1981 ishin edhe pushkët e Tahir e Nebih Mehës në Prekaz

Kadri Veseli: Pjesë e zgjimit kombëtar në pranverën e vitit 1981 ishin edhe pushkët e Tahir e Nebih Mehës në Prekaz

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë sot homazhe pranë shtatores së Nebih e Tahir Mehës në 37-vjetorin e rënies heroike të tyre në luftim më forcat e policisë serbe.  Ai ka thënë së pjesë e zgjimit kombëtar në pranverën e vitit 1981 në Kosovë ishin edhe pushkët e Tahir e Nebih Mehës në Prekaz të cilët e jepen shembullin së si duhet luftuar për çlirimin e vendit.

“Pranvera e vitit 1981 ishte pranvera e zgjimit kombëtar në Kosovë. Pjesë e këtij zgjimi ishin edhe pushkët e Tahir e Nebih Mehës në Prekaz. Rezistenca e tyre një ditore kundër njësive speciale të policisë jugosllave ringjalli modelin tradicional të luftës për liri dhe kështu u bë shembull për gjeneratat e ardhshme që përmbushën misionin e çlirimit përfundimtar të Kosovës”, ka shkruar Veseli në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …