Kadri Veseli: Tahir Sinani është njëri prej heronjve më të lavdishëm të luftës sonë çlirimtare për liri

Kadri Veseli: Tahir Sinani është njëri prej heronjve më të lavdishëm të luftës sonë çlirimtare për liri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar familjen e heroit të kombit, Tahir Sinani në Bujan të Tropojës. “Për të kujtuar e nderuar veprën e Tahir Sinanit, njërit prej heronjve më të lavdishëm të luftës sonë për liri, u ndala për vizitë në shtëpinë e tij në Bujan të Tropojës. Me fëmijët, vëllezërit, nipat e mbesat e tij bisedova për heroizmin e Tahirit dhe për kurajon që ai iu jepte bashkëluftëtarëve të tij përpara çdo beteje me trimërinë e tij të rrallë. I lindur e rritur afër kullës së Mic Sokolit, Tahir Sinani ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e luftës për liri të popullit tonë dhe duhet të shërbejë si model frymëzimi për brezat e ardhshëm të të rinjve”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Shvarc dhe kryetarja Osmani paralajmërojnë luftë, në rast se bashkësia ndërkombëtare nuk e ndryshon qasjen ndaj Serbisë

Ministrja, Donika Shvarc ka paralajmëruar luftë, në rast se, sipas mendimit të saj, bashkësia ndërkombëtare …