Veseli thotë se ashtu siç ka luftuar kundër Serbisë, do të luftojë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Kadri Veseli: Taksa ishte vendim i duhur i Kosovës, duhet të suspendohet për shkak se po kërkon presidenti D. Trump

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka deklaruar se taksa është njëri nga vendimet më dinjitoze të shtetit të Kosovës,  por ajo duhet të suspendohet për shkak se po kërkon presidenti amerikan, Donald Trump dhe jo Serbia e Presidenti Vucic. Veseli ka thënë se pas demarkacionit vendosja e taksës ishte një nga vendimet më dinjitoze, një vendim që morri ai për këtë, por sipas tij tani po përdoret për konsum të brendshëm. Taksa nuk duhet të hiqet, por të suspendohet për 120 ditë pas kërkesave të Amerikës. Ne nuk jemi ata që duhet të kundërshtojme Amerikën prandaj taksa nuk duhet të hiqet, ka saktësuar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …