Olaf

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz të hënën e të martën ka planifikuar vizita në Ukrainë dhe në Rusi

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz të hënën e të martën ka planifikuar vizita në Ukrainë dhe ne  Rusi me qëllim të uljes së tensione mes këtyre vendeve, për të cilat thuhet se mund të përballen në një luftë të armatosur mes tyre. Mediet gjermane kanë njoftuar se kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, të hënën do të qëndroj në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev ku do të pritet në takim nga kryetari i këtij shteti, Vladimir Zelenski me të cilin do të bisedoj për situatën shumë të tensionuar. Pas qëndrimit në Kijevë, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, të martën do të niset për në Moskë ku do të pritet nga presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, me të cilin do të bisedoj gjithashtu për situatën e tensionuar përgjatë kufirit me Ukrainen.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori anglez, Jonathan Hargreaves, ka theksuar rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të Kuvendit dhe qeverisë së re

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka theksuar rëndësinë e formimit sa …