Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel do të qëndrojë sot për një vizitë në Tiranë, ku ajo do takohet fillimisht me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Temë e bisedës do të jenë çështje të politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me BE-në. Ajo fillimisht do të pritet me një ceremoni në pallatin e Brigadave në orën 10:20 ndërkohë që pas do të pasojë një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në orën 11:00 takohet delegacionet e dy vendeve në Pallatin e Kongreseve dhe më pas agjenda do të zhvendoset në Tirana Business Park në zonën e Rinasit ku të pranishëm do të jenë edhe krerët e qeverive të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën. Atje Merkel dhe Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp rreth orës 14:35.
Kontrolloni gjithashtu
Drejtësia troket pas 26 vitesh: Aktakuza për Reçakun gati, Prekazi në prag, krimet që Serbia s’mund t’i fshehë më
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 21 shtetasve serbë …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
