leoni

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri premton investime për modernizimin e stacionit të autobusëve

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri premton investime për modernizimin e stacionit të autobusëve

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot ndërmarrjen publike lokale “Stacioni Autobusëve”, ku është pritur nga menaxhmenti i saj. Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes, Avni Hajrullahu, e ka falënderuar Hazirin për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë katër viteve, duke thënë se të gjitha kërkesat e tyre janë aprovuar në vazhdimësi.  Ndërsa, Haziri ka theksuar se kjo ndërmarrje, me mbështetjen e Komunës, tashmë ka arritur qëndrueshmëri financiare. “Me të gjitha kapacitetet komunale e kam përkrahur këtë ndërmarrje dhe gjatë dy viteve të ardhshme do të vazhdojmë me investime të rëndësishme për ta modernizuar. “Stacioni i Autobusëve” ka bërë një punë për lakmi dhe ju përgëzoj për këtë”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …