Kandidati i PDK-së për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, ka shpalosur pikat kryesore të platformës së tij qeverisëse

Kandidati i PDK-së për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, ka shpalosur pikat kryesore të platformës së tij qeverisëse

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në vizitat bizneseve ferizajase ka shpalosur pikat kryesore të platformës së tij qeverisëse, që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik lokal dhe nxitjen e punësimit të të rinjve. “Ne do të krijojmë Fondin e Punësimit, me të cilin përmes mbështetjes direkte të bizneseve synojmë të ulim shkallën e papunësisë dhe të nxisim hapjen e bizneseve të reja. Këtë do ta realizoj përmes 3 pikave kryesore të pjesës ekonomike në kuadër të platformës qeverisëse, e ato janë: 1. Subvecionimi i bizneseve me para të gatshme me qëllim rritjen e numrit të punëtorëve;

  1. Subvencionimin i bizneseve duke ua paguar kamatat me qëllim nxitjen e hapjes së vendeve të reja të punës;
  2. Subvencionimi i bizneseve tregtare për të mbrojtur çmimin e prodhuesve bujqësor në pajtim me ligjet në fuqi. Po kështu, gjatë mandatit tim qeverisës, do të ul bazën e tatimit në pronë prej 10%, do të hap Zyrën për Zhvillimin Ekonomik në kuadër të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm, të krijoj Parkun Rajonal të Teknologjisë dhe Inovacionit; si dhe krijimin e zonave të reja ekonomike” theksoi kandidati Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …