Brickos

Njoftim publik i ministrit të mbrojtjes Armend Mehaj lidhur me Fondin e Sigurisë

Kapiteni, Armend Mehaj, priti në takim gjeneralin e UÇK-së, Bislim Zyrapi, ish-këshilltar ushtarak i Hashim Thaçit

Ministri i Mbrojtjes, me gradën kapiten, Armend Mehaj, ka pritur në takim shefin e SHP të UÇK-së gjatë luftës, gjeneralin, Bislim Zyrapi,  ish-këshilltar i kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi i cili ndodhet në burgun e Gjykatës Speciale, në Hagë. Interesat nacionale kërkojnë bashkimin e forcave, dijes dhe përvojës së të gjithëve pa dallim. Në vazhdën e takimeve me subjekte e autoritete, sot prita në takim Ish-Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapin”, ka shkruar, Mehaj. Ai ka thënë se me Bislim  Zyrapin kanë biseduar për situatën e përgjithshme të sigurisë dhe se janë pajtuar që për interesa nacionale kërkohet bashkim i forcave, pa dallim. Të dy ishim të qëndrimit se për interesat nacionale kërkohet bashkimi i energjive, forcave, dijes dhe përvojës së të gjithëve pa dallim”, ka shkruar Mehaj, i cili nuk ka përmendur faktin se Bislim Zyrapi ka qenë këshilltar për siguri i Hashim Thaçit, as faktin tjetër se ka qenë komandat ushtarak në mbrojtjen dhe çlirimin e  Sarajevës nga forcat kriminale serbe të Milloosheviqit, Mlladiqit e Karaxhiqit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …