Në slloveni u zbulua një skandal të madh financiar, ku është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në slloveni u zbulua një skandal të madh financiar, ku është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Mediat sllovene e kanë zbuluar një skandal të madh financiar, ku është i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Në këtë aferë, ku dyshohet për shpëlarje parash, është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Mediat sllovene tregojnë se ai  ka bartur para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij, në Mal të Zi dhe i ka dorëzuar te politikani slloven. Tri ditë para zgjedhjeve të përgjithshme, në Slloveni ka shpërthyer ky skandal i madh financiar, ku është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës, të cilin e kishte emëruar kryetarja, Vjosa Osmani. Duke folur për këtë rast para gazetarëve, zonja Osmani  ka thënë se  është për keqardhje që  konstatohet një  gjë e tillë për një ambasador të Kosovës por që nuk është konstatuar nga asnjë organ i drejtësisë dhe akuzë  të cilën ambasadori e ka mohuar në tërësi. Sa i përket dekretimit natyrisht që e kam dekretuar edhe shtetësinë sepse janë kompetenca të presidentes pra kam vepruar në përputhje të plotë me ligjin”, tha ajo para gazetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …