Brickos

Kapiteni i FSK-së Ismail Hoxha, do të përfaqësojë Kosovën, si instruktor në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sandhurst”

Kapiteni i FSK-së, Ismail Hoxha, do të përfaqësojë Kosovën, si instruktor në Akademinë Ushtarake “Sandhurst”

Bazuar në marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, FSK-ja do të dërgojë oficerin, kapiten, Ismail Hoxha, si instruktor në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sandhurst”. Me këtë rast, komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka pritur në zyrën e tij, kapitenin Ismail Hoxha për t’i uruar suksese dhe për t’i ofruar përkrahje të vazhdueshme gjatë angazhimit të tij në këtë akademi, e cila cilësohet si njëra ndër akademitë ushtarake më prestigjioze në botë. Gjatë takimit, gjeneral Rama tha: ,,Kam nderin që t’ia dorëzoj flamurin e Kosovës kapitenit  Ismail Hoxha, i cili me angazhimin e tij si instruktor do ta përfaqësojë në mënyrë të denjë vendit tonë në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sandhurst”. Procesi i përzgjedhjes së oficerëve për të qenë instruktorë në këtë akademi është tejet rigoroz, prandaj FSK-ja po dëshmon se në strukturat e saj ka kuadro të përgatitur dhe të trajnuar sipas  sipas standardeve të NATO-së, dhe të aftë për të dhënë kontribut në ngritjen e kapaciteteve edhe në akademitë ushtarake me renome botërore. Për më tepër, angazhimi i kapitenit  Ismail Hoxha padyshim se do të kontribuojë në ngritjen e imazhit të FSK-së, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar por edhe në mbarë botën. Kapiten Ismail Hoxha në këtë akademi do të jetë i angazhuar për dy vite rresht, për të vazhduar  më pas kontributin e tij në ngritjen e kapaciteteve trajnuese në FSK sipas mandatit  të ri.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 – 20.04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …